Sa pikë i mjaftojnë Barcelonës për ta fituar titullin në La Liga?
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhy_L-OOgaqc6ulINwCXQJfybmiCKIIlWnfGMm_aVNCgEjS_ApH_PteE1-Y2saWmSdjlrHQk01rJmKm3aVJqkCLsy9KH-Jru0YVv6991oqJs55ixMcThbHLZUQ0DWZvQunFqaD3-f3ol9_N/s72-c/barcelonaa-650x358+%25281%2529.jpg
Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të La Ligas, Barcelona kryeson në tabelë me gjashtë pikë më shumë se sa përcjellësi i parë Atletico Madrid.
Barcelonës do t’i mjaftonin 15 pikë nga 21 të mundshmet deri në fund të kampionatit për tu shpallur kampion në La Liga, duke llogaritur se Atletico i fiton të gjitha ndeshjet.
Katalunasit kryesojnë me 76 pikë ndërsa vendi i dytë dhe i tretë i takojnë skuadrave madriliene, Atleticos me 70 pikë dhe Realit me 69.
Nëse Barça fiton në pesë nga shtatë xhirot e mbetura, do të ishte e mjaftueshme për ta mbrojtur tillullin në Spanjë, marrë parasysh faktin që ka edhe golaverazh më të mirë se Atletico dhe është më e suksesshme në përballjet direkte.
Post a Comment