Agjenti i Neymar trondit Barcelonën
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhiPWLTPNw37qfOnig7JKxkh9oYHLujJ2a9lFimsir9z4dI4A0GrX1tJuDZ4lgo4de8gfURU1kAQdkWCapji30pQhC1s28ktJ75w3Syxn6ahe-spTGDWOkOYs_HhkQmRqC2UHYDuteZd3p1/s72-c/ney.jpg
Agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro, ka tronditur katalunasit duke thënë se nëse PSG’ja dëshiron Neymarin mund t’i fillojnë bisedimet
Ylli i Barcelonës, Neymar, sërish është lidhur me një transferim të mundshëm në Francë te PSG’ja.
Agjenti i lojtarit, Wagner Ribeiro, ka hedhur ‘benzinë në zjarr’ duke thënë se nëse PSG’ja dëshiron të paguajë klauzolën e lojtarit atëherë mund t’i fillojnë bisedimet për transferimin e 23 vjeçarit.
“Nëse PSG interesohet me të vërtetë për Neymarin, mund të bisedojmë. Klauzola e lojtarit është 193 milionë euro. Nuk besoj që kjo do të paraqiste problem për PSG’në”, ka thënë agjenti i Neymar duke shokuar të gjithë me deklaratën e tij, shkruan L’Equipe.
Neymar aktualisht fiton 14.5 milionë te Barcelona derisa PSG’ja është e gatshme t’i ofrojë atij 20 milionë euro në sezon.
Post a Comment