Luis Enrike “thumbon” Realin: Rivali ynë është Atletiko

Luis Enrike “thumbon” Realin: Rivali ynë është Atletiko
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgLg2oImmKkCSWuB47lEhfIcdQ8pVY0mwOS61wQ-dOQ3WrZ0Mv5bvfeKQnsd8C5t8J0IifVDgpKuthD1cJCuYSgjsRmDM_b6GQ2sKXvQeWFz1g08OuSI3NeMGLG-MN5Z4zZwQ3oh8DaEPI8/s72-c/luis-enrikee-470x264.jpg


Barcelona ka fituar gjithnjë ndaj Vajekanos kohët e fundit. I besoni kësaj ecurie për të parashikuar një ndeshje të lehtë?
Historia nuk ka rëndësi. Duhet të japësh gjithnjë maksimumin për të marrë atë që kërkon. Ekipet ndryshojnë dhe nuk mund të bësh as krahasime midis sezoneve.
Ekipet e fundit të tabelës po bëhen protagoniste me rezultatet pozitive që po marrin. A po e bën kjo më pak të parashikueshëm kampionatin?
Diferencat nuk janë shumë të mëdha dhe është normale që të ketë të tilla rezultate. Fitoret nuk arrihen në letër, por në fushë.
Në cilin pozicion është më komod Arda Turan?
Mund të luajë si në krahët e mesfushës, ashtu edhe në qendër. Është futbollist me aftësi universale, pra përshtatet në disa pozicione.
Atletiko është pesë pikë larg. Ju nervozon kjo pjesë?
Janë një skuadër shumë e fortë dhe rivalët tanë më direktë në garën për titullin kampion. Nuk është problem diferenca, por sigurisht që duhet vlerësuar fakti që Atletiko nuk bën hapa falsë dhe po kalon me sukses pengesa mjaft të vështira.
Mund të luajnë Mesi, Nejmar dhe Suarez titullarë në të gjitha ndeshjet e mbetura të edicionit?
Do ta shikojmë, pasi varet nga forma fizike që do kenë. Sigurisht që unë do preferoja t’i kisha në maksimum, për të luajtur të gjitha ndeshjet.
Pritet një kalendar i ngjeshur për ju, por shumë rrallë bëni rrotacion. Pse ndodh kjo?
Asnjëherë nuk hedh në fushë lojtarë që kanë probleme fizike. Fakti që luajnë të njëjtët lojtarë, nuk do të thotë se ata mund të dëmtohen, apo se nuk janë në 100%. Kam në dispozicion futbollistë shumë profesionistë, të cilët, jo vetëm stërviten mirë, por dinë edhe sesi t’i menaxhojnë energjitë gjatë ndeshjeve.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger