Suarez “zbulon” vendimin e fundit të Messit

Suarez “zbulon” vendimin e fundit të Messit
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEh18-WPHMxl5unIe8bICBVCJSwLbdiKYKJ4xEpkhc-v8vDmBN7xAjOYxqOul_Y9BZZSZKXGAtYnAPCrc2aKmd37XEQqGr9YrwHH1qGXFCpxqeEt4qaoX8hvTtC78JFUWBtEOsAp7nnBBuXc/s72-c/Capture-228-650x358.jpg

Luis Suarez është i sigurt se bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi, do ta ndërrojë mendjen në lidhje me pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.
Messi u tërhoq nga Kombëtarja e Argjentinës pas humbjes së re nga Kili në finalen e “Copa America”. Disfata ishte e treta për Argjentinën në një finale nga viti 2014.
Por, Suarez pret që Messi ta ndërrojë mendjen në lidhje me vendimin.
“Duke e njohur Leon, jam i sigurt se ai ka folur në një moment të pikëllimit dhe ndjenjës së pafuqisë. Do të ishte mëkat për futbollin një vendim i tillë. Por, jam i sigurt se ai do ta konsiderojë rikthimin në ekip”, deklaroi Suarez për radiostacionin uruguaian, “Radio Tenfield”, përcjell “Lajmi.net”.
“Është një moment i vështirë, të gjithë kanë të drejtë të marrin vendime dhe ato duhet të respektohen”, u shpreh ai.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger