Prokurori kërkon burg për Messin, ja çka ndodh nëse shpallet fajtor

Prokurori kërkon burg për Messin, ja çka ndodh nëse shpallet fajtor
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjjgklhG5r0oKIgwc9MKWevfiy9fas0ueKA3oUQZeXgnWCG-i7ng0f-TAGzKKU-lstpRJRSGkhOnYQIfhs3zwS6yZIdl4DuqDjTyQ70OOuW0xKZ7lunWtM9mLCxTqKA2_bPyFF13MMh-_jl/s72-c/messi-1-780x439.jpg

Lionel Messi ballafaqohet ende me telashe me ligjin dhe ai rrezikon seriozisht burgun.
Futbollisti argjentinas u paraqit së fundmi në një seancë gjyqësore për akuzat për evazion fiskal (ikje nga tatimi).
Dhe Messi tashmë është kthyer në kombëtaren e Argjentinës për t’i zhvilluar ndeshjet, por çështja vazhdon të jetë aktive në Spanjë.
Sipas medaive spanjolle dy prokurorët e çështjes janë të ndarë.
Njëri kërkon që Messi të lirohet, bëhet fjalë për prokurorin publik, teksa prokurori i shtetit ka kërkuar 22 muaj dhe 15 ditë burg për superyllin argjentinas.
Në anën tjetër prokurori publik Raquel Amado ka kërkuar lirimin e Messit, por 18 muaj burg për babain e tij Jorge Messin, si njeriun përgjegjës për evazionin fiskal me paratë e lojtarit, shkruan Telegrafi.
Ndryshe mendon prokurori i shtetit, Mario Maza, i cili përfaqëson interesat e administratës tatimore të Spanjës, duke pohuar se arsyetimi i Messit në seancën gjyqësore kishte “zero kredibilitet” dhe se ai duhet që të dënohet deri në dy vjet burg bashkë me babain e tij.
Së shpejti pritet edhe verdikti final për Messin dhe babain e tij, të cilët ka kohë që po merren me këtë problem.


Mbetet të shihet si do të përfundojë çështja, por nëse Messi dënohet, atëherë pa dyshim se ky do të ishte shok për botën e futbollit dhe sidomos Barcelonën. /Telegrafi/

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger