Barca gati për Pjanic

Barca gati për Pjanic
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg0XWgNq147ydyqewv0aSQErbt2w-__RFtpRGBm5KKbPpZa5jLjvn7qjX_NsCHMWClcnvVpyFbMD8PPlPJLrxnDaWdIwcbAp9aKxfQ67AKnP2g_MYrfjqJ1HyD7NxKe59TWlGrvZhlx1qVi/s72-c/Miralem-Pjanic-637x424.jpg

Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e Miralem Pjanic. Mesfushori i Romës kërkon që sezonin e ardhshëm të fitojë trofe. Madje, vetë futbollisti e pohoi një fakt të tillë, përpara disa ditësh pas përfundimit të miqësores Bosnje Hercegovina- Spanjë.
Drejtues të Barcelonës kanë pasur një takim me menaxherin e Pjanic dhe duket se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e mesfushorit, që kap shifren e 38 milionë eurove.
Për 26-vjecarin ka shfaqur interes dhe Reali i Madridit, Juventus dhe Psg, por katalanasit janë ata të cilët kanë bërë hapa para, kjo për shkak të insistimit të vazhdueshëm të trajnerit Luis Enrique. Ky i fundit ka bashkëpunuar me Pjanic gjatë kohës që drejtonte stolin e verdhekuqve.
Gjithashtu, dhe trajneri i ri Man.United, Jose Mourinho dëshiron të ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit, por deri më tani mes palëve nuk ka pasur bisedime.
Lamtumira nga Rona duket e pashmangshme. Rivaliteti është i madh, dhe e ardhmja ende mbetet mister. Sidoqoftë ai qe vendos është vullneti i vetë lojtarit që pëlqen Barcelonën dhe katalanasit mund ta marrin me  pagesën e klauzolës pa pritur për miratimin e Romës.


Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger