Mascherano, një ditë trajner i Barcelonës

Mascherano, një ditë trajner i Barcelonës
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjLXuR4e5wv9CkAOwS5CDUoOT7Qm8xj2eYCO842sL7lj9u4yH8QxMnRpLTs8cFmdXcM5zefaZnFJwtEpleqwTt2s3pgGHGUry2yC8duhgxYHeckLLVu7pzMJKwW_Yt9rQ2EUmmXFQgqwZMc/s72-c/enrique_mascherano-780x439.jpg


Mbrojtësi argjentinas Javier Mascherano, do të ishte trajneri ideal për Barcelonën në të ardhmen, raportojnë mediat spanjolle.
Argjentinasi në fund të këtij sezoni mund të largohet nga “Blaugranat”, por ish-futbollisti i Liverpoolit pas një periudhe mund të rikthehet në ‘Camp Nou’, por jo si lojtar, por në cilësinë e trajnerit.
Përveç Mascheranos, dëshirën për të qenë trajner i Barcelonës në të ardhmen e ka shprehur edhe legjenda e katalonasve, Xavi.
Sipas ‘Mundo Deportivos’, Mascherano mund të ketë sukses në të ardhmen te Barcelona, pasi vitet e kaluara në ‘Camp Nou’, e bëjnë atë me përvojë të madhe nga trajnerët si Guardiola e Luis Enrique.
Gjithsesi e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje pasi nuk dihet nëse do të largohet nga Barcelona në fund të këtij stinori apo do të vazhdoi edhe për një vit tjetër.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger