Liga e Spanjës “dënon” Barcelonën

Liga e Spanjës “dënon” Barcelonën
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi9wbWZxkM8njWAZw6seOZuXbCtrNGEGrcGBggQF9Z4gRiBFlE46NDcwNrIWOIzFhWgxCIrQ-hyUCVSorZre3SUlzllj6-JiN8LPZ1KkVgmAkDyO6AyoT2-u9ypnDTpvdhUgL8Wr1snu7KN/s72-c/12-44-650x358.jpg

Liga e Spanjës i ka ndaluar Barcelonës shfaqjen e flamujve të Katalonisë në ndeshjen finale në Copa del Rey kundër Sevillas, të dielën.

Tifozët e Barcelonës nuk do të kenë të drejtë të shfaqin flamuj të Katalonisë në ndeshjen finale në Copa del Rey kundër Sevillas, të dielën.

Liga e Spanjës i ka ndaluar gjigantit katalan shfaqjen e simboleve për duelin në stadiumin Vicente Calderon në Madrid.

Dhe, Barcelona ka kundërshtuar ashpër vendimi, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk pajtohemi me vendimin për ndalimin e flamurit të Katalonisë. Kjo është një goditje ndaj të drejtës së përfaqësimit të lirë. Barcelona gjithmonë e ka mbrojtur të drejtën e saj dhe kërkojmë nga presidenti i shtetit që ta kuptoj domethënien në mënyrë që atmosfera në finalen e Copa del Rey të jetë ajo që të dy klubet e meritojnë”, shkruan në njoftimin e Barcelonës.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger