Kush do ta ketë fatin të shkojë në Barcelonë? (Foto )

Kush do ta ketë fatin të shkojë në Barcelonë? (Foto )
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg6wQ_Pi4nf4DoLuEHkAOU9Swj8P_xWPFQ7d3LFy572aaEq6pAr0G0Og3eX1-ljC4RFCwHqk9VNNSFDRzrzMliaVIzoeGSJ8uzF5uNSvi0sIqXDC2EbKglFCtSnViKI16hDao-NFWZbijVe/s72-c/kosova_1464009600-8217451.png

Pas Milanit, Galatasarayt, Arsenalit e Ajaxit, tashmë edhe Barcelona ka zbarkuar në Kosovë

Gjiganti spanjoll, Barcelona, tashmë gjendet në Kosovë me projektin ‘FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016” për të zbuluar talente të reja.
Kampi ka nisur me 21 maj derisa do të zgjasë deri më 25 maj, ku po marrin pjesë afër 200 fëmijë, në grupmoshat U16, U14, U12, U10 dhe U8.
Mustafa Benshi nga Siria ishte një nga afro 180 fëmijët që po marrin pjesë në Kampin e Barcelonës. Puna e trajnerëve dhe e koordinatorit është t'ua mësojnë fëmijëve metodën e punës që e bëjnë në Akademi të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
Këtë e dinin edhe fëmijët, të cilët kishin të veshura fanella në anën e majtë të të cilave ishte stema e Barcelonës.
"Po më pëlqen shumë. I falënderoj të gjithë që na mundësuan të mësojmë edhe ne se si punohet në Barcelonë", tha Benshi 14 vjeçar.
Në anën tjetër, koordinatori i këtij kampi, Adnan Ahmeti ka thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se stërvitjet po realizohen me trajnerët e Barcelonës ashtu siç janë planifikuar.
Nga ky kamp vetëm dy fëmijë do të kenë fatin që të shkojnë në Barcelonë. Ata do të qëndrojnë për një javë në Spanjë ku edhe do të provohen në akademi të katalunasve. Nëse me të vërtetë ata tregojnë që kanë potencial, atëherë edhe mund ta kenë fatin që qëndrojnë në ‘La Masia’. /Express/





Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger