Messi, lajm i keq pak para ndeshjes me Atleticon

Messi, lajm i keq pak para ndeshjes me Atleticon
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj2ttzJUBY6-i1_wxktAFCPZh0SY-YevhI5De2SWxDtLmX5F_NJzclY2Ql4YtKGl6lWOv5Ws-sJy88llp3RI4gmVAOVDNMgip605mqKDgyhaUnoXhA-5jSuzHF8txjh_LIHEdR90laGuw4l/s72-c/2606372-16-650x358.jpg


Argjentina nuk pret që Lionel Messi të mungojë në Copa America përkundër datës që ndeshet me gjykimin e tij për evazion fiskal. 

Selektori i Argjentinës, Gerardo Martino pret që Lionel Messi të jetë në dispozicion për “Copa America”, përkundër rastit të tij gjyqësor.

Messi, dhe babai i tij, Jorge, do të gjykohen për evazion fiskal në Barcelonë, nga 31 maji. Përkundër orarit problematik, Martino thotë se nuk ka arsye që Messi të mungojë në “Copa America”.

“Këto janë çështje që ndoshta mund të kenë ndikim në futboll”, deklaroi Martino për “Continental Radio”, përcjell “Lajmi.net”.
“Mendoj se nuk duhet të ekzistojë problem me prezencën e tij në Copa America. Nëse Messi do të dyshonte se mund të ketë ndonjë problem, ai do të na kishte njoftuar deri më tani”, u shpreh ai.

Argjentina dhe Messi do të luajnë kundër Kilit, Panamasë dhe Bolivisë në kuadër të Grupit D në “Copa America”.

Argjentina u mposht në finale nga Kili në edicionin e shkuar të garës. Messi është futbollisti kryesor tek Argjentina e Martinos.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger