Ish mesfushori i Barcelonës e përfundon sezonin (FOTO)

Ish mesfushori i Barcelonës e përfundon sezonin (FOTO)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhrDDV9rNodhaD9xsZR-l5kWVEQCV7Kzpd-JCZdMnwz8NQ3mAnGokS-4tqUr2F3GJMStZ4xQ-YFxbjk7r9N6NkUQdQHhyL2Tk67njtq1u9wMoAIFY8BcO9bUuVRHEo1yIgc4AI2glGiEGkb/s72-c/1-277-3-650x358.jpg

Ish mesfushori i Barcelonës, tani në Stoke City, Ibrahim Afellay do të mungojë për disa muaj pas lëndimit në ligamentet e gjurit në stërvitjen e së premtes, ka njoftuar klubi nga Premierliga.

Mesfushori i Stoke Cityt, Ibrahim Afellay do të mungojë për disa muaj pas lëndimit në ligamentet e gjurit në stërvitjen e së premtes, ka njoftuar klubi nga Premierliga.

Reprezentuesi holandez ka bërë paraqitje të mira në sezonin e tij të parë në Stoke pas transferimit nga Barcelona në korrik të vitit 2015.
Por, ai nuk do të luajë më në vazhdim të këtij sezoni ndërsa Stoke ka njoftuar se dëmtimi do ta lë jashtë ekipit “për një pjesë të gjatë të sezonit 2016-17”, përcjell “Lajmi.net”.

Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughers ka konfirmuar lëndimin e rëndë të Afellayt. “Është një goditje e rëndë për futbollistin, ai ka lënduar gjurin në stërvitje. Por, jam i sigurt se do të kthehet edhe më i fortë me mbështetjen tonë”, deklaroi Hughers për faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Twitter.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger