Edhe Lionel Messi i përfshirë në 'pastrim parash' (Foto)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgqn_X_eUZJRLJjvWK8hBOtCRCP9XoQAGE80KtphjFkSIXauEX-WiHP68xB7Uv6XdSAdIhTDM-itbTsVOKa3F2L4nT92hHH_u_wj60YsG7J3i_j89HObnhQ61hTvnVkivaHZSCgmtjufHgy/s72-c/mee.jpg
Një sërë informatash konfidenciale nga firma ligjore ‘Mossack Fonseca’ ka hedhur dritë mbi atë se si firma të fuqishme kanë shmangur taksat, me futbollin si një prej industrive që bien në qendër të vëmendjes
Rrjedhja e të ashtuquajturave ‘Panama Papers’ përbëhet prej rreth 11 milionë dokumenteve të cilat në mënyrë anonime janë bartur tek gazeta gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’, e cila më pas i ka publikuar ato në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigativ.
Në këto dokumente të ekspozuara është përmendur edhe emri i Lionel Messit.
Ylli i Barcelonës, pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë, Lionel Messi, i cili tashmë së bashku me babain e tij, Jorge Messi, akuzohen për mashtrime me taksa në Spanjë, kishin përdorur kompanitë në Belize dhe Uruguai për t’ju ikur tatimeve.
Këto dokumente të ekspozuara tregojnë se Messi dhe babai i tij kanë edhe një kompani në Panama, të quajtur ‘Mega Star Enterprises’
Përmendja e parë e kësaj kompani në të dhënat e ‘Mossack Fonsecas’ është bërë me 13 qershor 2013 - një ditë pasi prokurorët spanjoll kanë ngritur akuza për mashtrime me taksa ndaj Lionel Messit dhe babait të tij, shkruan
Dhjetë ditë më pas, 23 qershor 2013, në dokumente përmenden Messit si pronarë të ‘Mega Star Enterprises’.
Përmes babait të tij, Leo Messi nuk ka preferuar të komentojë për këto akuza.
Përveç Messit, thuhet se më parë edhe Figo, Cruyff, Maradona e shumë lojtarë tjerë u kanë ikur tatimeve.
Leo Messi ndoshta po kalon një super sezon me Barcelonen dhe pritet që në maj të qojë në qiell shumë trofe pasi tashmë janë në finale të Copa Del Rey dhe lider në La Liga, por gjërat nuk po shkojnë mirë në jetën private.
Po në atë muaj – në maj, Leo Messi do të përballet me gjyqin në Spanjë. Nëse argjentinasi del fajtorë, do të paguajë 4.1 milionë euro dëmshpërblim si pasojë e mashtrimeve me taksa.
Post a Comment