Ancelotti: Barça nuk favorizohet nga gjyqtarët
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhp4g_VAYJ3FJBMwMtNKTr4e162vIeef9AGs1TKu7d5jShf5irJ_vaxQDZvNaPSHw80ly7vSjZaqbXuegVMoxva0DTgr4JkApJru5mlhZVbHSBTVL3M9p3GidAnEzIAvCLh5Xl7GQGNOmXs/s72-c/20160413113438390646.jpg
Carlo Ancelotti ka thënë se Barcelona nuk favorizohet nga gjyqtarët, pas fitores kontraverse që katalunasit e siguruan kundër Atletico Madridit javën e kaluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Barça fitoi me rezultat 2 me 1, në një ndeshje që gjyqtari gjerman Felix Brych përjashtoi nga loja Fernando Torresin shkaku i dy kartonëve të verdhë, por sulmuesi Luis Suarez i iku dënimit për shkelmimin e Juanfranit.
Pas përfundimit të takimit, Atletico u ankua për faule me Filipe Luisin që tha se “Barcelona është mbrojtur, ju e dini frikën nëse Barcelona mund të eliminohet. Eliminimi e dëmton shumë UEFA-n”, transmeton Koha.net.
Por Ancelotti ka thënë se Barcelona nuk favorizohet nga gjyqtarët, së paku jo në këtë nivel që është ankuar Atletico Madridi.
“Jo deri në këtë nivel”, ka thënë Ancelotti. “Gjyqtarët janë të profilit të lartë. Ndonjëherë gabojnë. Ndonjëherë këto gabime shkojnë në favorin tuaj, ndonjëherë jo”.
“Tentoj të respektoj punën e gjyqtarëve, sepse kanë punë të vështirë. [Brych] ka një reputacion të shkëlqyer në Evropë dhe nuk mendoj se ai ka ndihmuar Barcelonën, është e mundur që të ketë bërë gabime sepse të gjithë gabojnë”.
“Kartoni i kuq mund të cilësohet si naivitet nga Torresi. Ndoshta gjyqtari ka gabuar, por nuk mendoj se Barcelon mori ndihmë nga një zyrtar”.
Post a Comment