Messi: Ky është trajneri që më bëri të suksesshëm (Foto – Video)

Messi: Ky është trajneri që më bëri të suksesshëm (Foto – Video)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgHcBtT1aYrUq4p930SRuhlgqjyHXKMhc1dDsHMZHodSSgEc12HDHnvb5eC7yXFKjojuFwQn8shhHzlMBQMT6_uHTGKw50ouFwhYnJM9qs_0pwWX8p0Ls1fQbXYBQGsgBpoye84kpDpcrg4/s72-c/messsi_1459103968-6503380.jpg


Lionel Messi mendon se Frank Rijkaard e ka ndihmuar shumë atë që të arrij këtu ku është sot

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, luante për ekipin e dytë të katalunasve kur trajneri holandez, Frank Rijkaard drejtonte ekipin e parë.
Rijkaard mori Messi në ekipin e parë si fëmijë. Ai në moshën 16 vjecari mori argjentinasin në ndeshjet miqësore, i cili impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij.
Pikërisht për këtë, Leo Messi ka falënderuar Rijkaardin, që sipas tij ai ia ndryshoi jetën.
“Të gjithë trajnerët që kam pasur që prej kur kam ardhur në Primera Divizion më kanë mësuar diçka. Por më i rëndësishmi në karrierën time ishte Rijkaard”, u shpreh Messi.
“Nëse ai nuk do të më kishte besuar dhe nuk do të më përfshinte në ekipin e parë, fillimisht për tu stërvitur e më pas për të luajtur, ndoshta nuk do t’ia dilja asnjëherë”, shtoi pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë.
“E kam thënë gjithmonë që për mua ai ka qenë një person i rëndësishëm, sepse kishte besim te unë, më futi në lojë në kohën e duhur, më mori për të luajtur në ekipin e parë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, shtoi ndër të tjera Leo Messi.







Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger