Mbrojtësi i Barcelonës humb Kampionatin Evropian
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEha9bntGk8RKh9AeNUQZoMaMDhf6ANzT2_2CFaYJvhR-WOvkJHiyeyqf0LjaCuC4Se2pDiLG8xoU1QfIXBm0upTNJqfc2W7WF0wqDSUcPdyu2UtLcPUIypzWRq4bFjQTNg5D4ySVLI-uy80/s72-c/barcelona-mbrotja-780x439.jpg
Jeremy Mathieu mund të mungojë në vazhdim të sezonit dhe Euro 2016 pas lëndimit që pësoi në fitoren e Francës ndaj Rusisë në ndeshje miqësore të martën me rezultat 4-2.
Mbrojtësi i Barcelonës dëmtoi gjurin e këmbës së majtë në minutën e 53-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Lucas Digne. Mathieu pritet të qëndrojë jashtë fushave për tetë javë, edhe pse mund të operohet varësisht nga shkalla e lëndimit.
32-vjeçari ka bërë 31 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat, deri më tani gjatë këtij sezoni. Franca i vazhdoi përgatitjet për Euro 2016 me fitore ndaj Rusisë me rezultat 4-2.
N’Golo Kante, Andre-Pierre Gignar, Dimitri Payet dhe Kingsley Coman ishin realizatorë për ekipin e selektorit Didier Deschamps. Franca në Euro 2016 gjendet në Grupin A kundër Shqipërisë, Zvicrës dhe Rumanisë.
Post a Comment