“Lionel Messi mbrohet nga shtypi dhe federata”

“Lionel Messi mbrohet nga shtypi dhe federata”
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj41RSrhgYDb-jVms76h2BlfewSnzDFn1iLrjkIQfMUOpKetnw-INBg4E87F3NULtZNqc9xuFFzATiNasIA-Wo_YeCkL22HqefBC9cMFUAukgxttJ6kpc69i7-k56iopNS_tR6YgpZkMxKr/s72-c/640x392_27219_162830.jpg

Mbrojtësi i Atletico Madrid Filipe Luis ka sulmuar Lionel Messi, duke e akuzuar yllin e Barcelona se përfiton trajtim të veçantë nga mediat dhe Federata Spanjolle e Futbollit. Luis shkaktoi shumë polemika këtë sezon kur u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Messi. Mbrojtësi këmbëngul që nuk ka asnjë pendesë nga ai episod. “E pranoj që ishte karton i kuq, iu sula topit shumë agresivisht dhe Leo Messi gjendej aty. Ishte thjesht një i kuq, prandaj u largova nga fusha, është thjesht një lojë.”

“Është diçka që mund të ndodhë në çdo ndeshje, por ishte Messi. Ai mbrohet nga shtypi, nga federata. Mendoj që ata nuk duan një nga lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave të dëmtohet dhe të humbasë mundësia e të parit atë të luajë. Atë natë fjeta me ndërgjegjje të pastër pasi unë nuk doja ta lëndoja në asnjë moment. Rrëshkas me të njëjtin intensitet në çdo ndeshje duke mos manifestuar agresivitet. Shumë lojtarë hynë në fushë për të ndërruar fanellat pas ndeshjeje, unë jo.”

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger