Ancelotti: Messi ndalet kështu, ndryshe jo

Ancelotti: Messi ndalet kështu, ndryshe jo
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjKa9WXmL63tnjAn2kq2a1rJ6WHKKrh7WpPmcTRDrYGeNiMmNKJe-Y8vMYjGlmPS7SCGNjTOJz81UrRlc831_i1XwyhzrkRSskv0Oqe1I3Wx1TYDrqf4zCoFAxDD3DoMWRJI8CXy5u35u5u/s72-c/2837182_heroa-620x358-1-650x358.jpg

Carlo Ancelotti ka thënë se mënyra më e mirë për të ndalur sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi është duke u mbrojtur si ekip. 

Carlo Ancelotti beson se është e pamundur të ndalet Lionel Messi nëse është në formën ideale fizike.

Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 35 gola gjatë këtij sezoni.

Dhe, Ancelotti ka dhënë mendimin e tij se si mund të ndalet Messi. Ai beson se kjo mund të realizohet më së miri nëse kundërshtari mbrohet si ekip.

“Të mbuloni Messin me një futbollist që i qëndron pranë gjithë kohën është e komplikuar”, deklaroi ai për “Sina Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

“Mënyra më e mirë për ta ndalur është nëse mbroheni si ekip, ju nevojiten shumë futbollistë në mesfushë që të ndodh kjo”, shtoi ai.

“Por, nëse ai është në kulmin e formës, gjithqka bëhet e pamundur”, përfundoi Ancelotti.


Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger