Turan do të luajë te kjo skuadër
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgyNNPXhuJyJN1NFC5yL3-VD53FKPTaBwJmBmKW9dagC1UmGcUlomTPqMrTNXFDtmcq60I4eGWC0mtiAw-QqdphiD7fKW4RXlluIn89KFjJI9Ae-ZBYHzkXzCyJeTeOijfwj6jQ6yUvwapk/s72-c/1-57-650x358.jpg
Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan nuk ka marrë një ofertë nga Kina, sipas menaxherit të tij, Ahmet Bulut.
Së fundmi raportohej se Beijing Gouan kanë bërë gati një ofertë për transferimin e reprezentuesit turk.
Por, Bulit ka insistuar se Turan nuk ka marrë asnjë ofertë nga Kina dhe ai nuk planifikon të largohet nga Camp Nou në të ardhmen e afërt.
“Nuk është e vërtetë se Arda ka marrë ofertë nga Kina”, deklaroi Bulut për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.
“Arda nuk synon të largohet tani, e as në verë”, u shpreh ai.

Post a Comment