Luis Enrique, trajneri më fitues në 100 ndeshje me Barçën

Luis Enrique, trajneri më fitues në 100 ndeshje me Barçën
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEje9nSCUs3muCgYeBx_XPSzQpaDl1Tfw6KBdjIs1ywsxecWhotYzygIlsJHRZV9Ny7jAAjdnxtTUMg1T8L6wRd4qloQ18hsX97QmNZq1ih1berJLq8t09eiogOCIgf15xIJZa_1TESbQL4u/s72-c/auto_luis1454704851.jpg

Askush si Luis Enrique te Barcelona. Me suksesin 7-0 ndaj Valencias në Kupën e Mbretit, Barca regjistroi fitoren e 9 në 10 ndeshje të zhvilluara gjithsej gjatë këtij viti, por mbi të gjitha arriti fitoren e 9-t radhazi dhe të 79-tën me trajnerin asturian në stol. Të Dielën në mesditë në stadiumin Ciutat de Valencia, Luis Enrique do të zhvillojë ndeshjen e tij të 100-të në drejtimin e Barcelonës por pavarsisht rezultatit që do të regjistrojë Barca përballë Levantes, 45-vjecari e ka shkruar tashmë emrin e tij në librin e rekordeve të klubit blaugrana. Falë 79 fitoreve dhe vetëm 72 golave të pësuar në 99 ndeshjet e para Enrique në përfundim të sfidës ndaj Levantes do të shndërrohet në teknikun  më fitues pas 100 ndeshjeve të para në të gjithë historinë e Barcelonës. Asturiani do të lërë pas emra të rëndësishëm si Pep Guardiola, Helenio Herrera, Terry Venables, Johan Cruijf, Frank Rajikard, Fernando Daucik , Rinus Michels dhe Louis Van Gaal. Nëse triumfon ndaj Levantes për Luis Enriquen do të jetë fitorja e 80-të në 100 takime, me të vërtetë shumë por jo për një trajner si ai që arriti të suksesin e  trefishtë në Champions, kampionat dhe kupë që në sezonin e tij të parë në stolin e Barcelonës.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger