E dini sa ofroi Barcelona për Donnarumën?

E dini sa ofroi Barcelona për Donnarumën?
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhZOR85KYhyN_JrAfFKTPmvVDQ7B3eeBMzf0SZLxaWicPlkeZI14J9iYCQ934ww_C7uzrRzhREqZGH-kqCdl_NOonX6y5uU-QUHxkwH-UBAQxI2yQMto9Wjlkd5TxS_ip8YApJqJCk986e9/s72-c/auto_gianluigi-donnarumma1449677639.jpg

Sipas medieve spanjolle, Barcelona arriti duke ofruar 30 mln euro për Donnarumën, por Silvio Berlusconi, që me datën 20 shkurt do të festojë 30 vitet e tij në krye të Milanit, ka refuzuar menjëherë dhe, sipas medieve italiane, edhe një ofertë prej 50 mln eurosh nuk do të bëjë që ai të thyhet. 

Trajneri i Empolit, ditë me parë, do të deklaronte se “Donnaruma më duket një portier 16-vjeçar por me trurin e një 40-vjeçari, sepse kërkon gjithmonë ta luajë topin dhe pozicionohet për të mos e vënë në vështirësi mbrojtësin kur pason mbrapa, por duke i dalë në vendin e duhur. 

Praktikisht, ka një të ardhme të madhe”. i të njëjtit mendim është edhe Uilliam Veki, ish-përgatitësi i portierëve tek Milani dhe pjesë e Carlo Ançelottit, i cili do të deklaronte se “është padiskutim një nga portierët më interesantë të panoramës botërore edhe pse ende shumë i vogël”.  Sakaq, kontrata e tij me Milanin është deri në vitin 2018. Vitin që vjen, kur edhe të jetë një maxhoren, do të ketë mundësi që të firmosë një rinovim deri në vitin 2023, për t’u blinduar, me rritje rroge deri në 1 mln euro.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger