Djali që bëri xhiron e botës në facebook , ja cfarë ka ndryshuar tek ai (Foto)

Djali që bëri xhiron e botës në facebook , ja cfarë ka ndryshuar tek ai (Foto)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjgOcYx3l7CW9j9EIAYO8PYGMwEMW1sxfI3cpII4PkYD-mGXemwRkVBMIt6t3FqYH5IQixXffrHlZRUdOGS-aOM3HO8pPnRSvohMAMAw-DNs0I-acErsACMQBYWQ7jlWPfodaf3cLUMb1-c/s72-c/30CEF5D300000578-3431446-image-a-24_1454581138877-600x470.jpg

Në vend të qeses me numrin e futbollistit të preferuar argjentinas , 5 vjecari afgan, Murtaza Ahmadi mban veshur fanellën e vërtetë, me firmën e Lionel Mesit.
Emisioni “BBC Trending” zbuloi vogëlushin, tashmë i njohur si “fansi më i madh i Mesit”, i cili jetonte në lagjen Jagori, në provincën lindore të Gaznit në Afganistan. Drejtuesit e ekipit të Mesit konfirmuan se vogëlushit Murtaza Ahmadi, i ishte dërguar një fanellë me autograf nga sulmuesi i Barcelonës, i shpallur pesë herë, lojëtari më i mirë i Botës.“E dua Mesin dhe ai mua, e shkruan në bluzën time”.
Kur fotoja e vogëlushit, me një qese me vija ku shkruhej numri 10 dhe emri i Mesit, bëri xhiron e botës, lojtari kërkoi ta gjente 5 vjeçarin për t’i dhuruar një fanellë të vërtetë.
Fillimisht u tha se ai ishte irakian, por më pas xhaxhai që jetonte në Australi ndihmojë BBC-në të lidhej me babain e 5-vjeçarit, fansit të përbetuar të Mesit. Asgjë nuk dihet për qesen, bluzën e parë që bëri të famshëm afganin Murtaza Ahmadi.






Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger