Benitez: “Ja pse Barcelona është më e suksesshme se Real Madridi”

Benitez: “Ja pse Barcelona është më e suksesshme se Real Madridi”
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjs4YhjMZgD4v4ZKSyss7XoGGQyeu9QRb9TnhPllh_IBTColKd2VMiFTw1PX4s_Nrtc_I2tFRoUwS7TxTBsmxsy-YP8cOpPOjRDV3c2_cBZxnyOyMC5_XttseEY1SxKdLfGkHv7m71YMXp2/s72-c/auto_perez_benitez1455787923.jpg

Aventura e tij zgjaati vetëm pak muaj, dhe gjysma e futbollistëve nuk e dëshiruan në stolin e klubit mbretëror Real Madrid. Rafa Benitez deri më tani nuk ka fol asgjë rreth asaj periudhe e cila nuk ishte aspak e mirë, por fajin kryesor ia bartë presidentit Florentino Perez. Ja se çfarë tha Benitez për njeriun e parë të klubit, dhe pse Barcelona vazhdon dominimin në Spanjë.
“Perez gjithmonë ishte afër lojtarëve dhe gazetarëve, ngase ka dëshirë të madhe të përzihet në punët e të tjerëve kur nuk është nevoja. Ndihmësi imFabio Pecchia më ka thënë se Perez gjithmonë qëndron aty afër, është me lojtyarët dhe gazetarët, dhe kjo nuk është aspak e lehtë për trajnerin. Më vjen keq që kam dhënë dorëheqje si dikush që ka punuar më shumë se 20 vjet te Reali, si lojtarë apo si trajner, prandaj nuk arrita t’i kontrollojë disa gjëra dhe ta dërgojë skuadrën përpara sipas stilit tim” ka thënë Benitez i cili nuk e la pa e përmendur edhe rivalin e përjetshëm Barcelonën.
“Barcelona ka stil të vetin të lojës. Ky është një model që Reali nuk e ka pasi kjo nuk mund të bëhet sa herë që vjen trajneri i ti e që te Reali ndryshon shumë shpesh. Tek e fundit, kjo është edhe arsyeja pse Reali e ka fituar vetëm një titull në shtatë vitet e fundit, njëjtë si Atl.Madrid, kurse Barcelona plotë pesë herë” hapur e tha Benitez i cili në fund kritikojë edhe më shumë presidentit Perez.
“Problemi është në atë pjesën futbollistike të këtij tregimi. Barcelona edhe më tutje po fiton, ndërsa Perez po mundohet të gjejë formulën fituese. Megjithatë, Barcelona edhe më tutje po triumfon, dhe ky është problemi më i madh i Realit” përfundoi Benitez i cili karrierën e trajnerit e kishte nis pikërisht te Real Madrid B.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger