150 milionë funte për Neymar e Busquets
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhXDKfaPPZZPxhXnf0aIZ2p3QCEqGsq0ZT0TOp8S4YHGP5p4pqzQ_9WS_Bj9-Tf857O3Hd7yPG-jk-MhEqdJdJAmo5EubarMXAmbdFdHr8nDQPIrdwvHhuSoosQV1yDBP3S5jl17n1i3CUX/s72-c/12662622_477487999042653_3782917369155951016_n.jpg
Manchester City është e gatshme t’i shpenzojë 150 milionë funte për dyshen e Barcelonës, Neymar dhe Busquets. 
Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron t’i transferojë në Etihad dyshen e Barcelonës, Neymar dhe Sergio Busquets.
Tekniku spanjoll do ta marrë drejtimin e skuadrës angleze nga sezoni i radhës.
City janë të etur për të bërë një revolucion në klub, prandaj ata po përgatiten për një ofertë prej 150 milionë funta për dy lojtarët, të cilët i kanë edhe disa vite të mbetura në kontratë,  përcjell Lajmi.net nga Daily Mail.
Përveç tyre, synim i Guardiolas janë edhe John Stones dhe Paul Pogba.
Ndërsa, nga City pritet të largohen Yaya Toure, Jesus Navas dhe Ëilfried Bony.

Post a Comment