Suarez: Nëse largohem nga Barcelona, transferohem te ky klub
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjT_SxlvliaOq4LHMZVZxZJRDUvwcE8x0zETVqqYti7ZgRSBNwirePGm-id4th0uPSoBmLkHvde3wcDiLi0qz5X2jeuVdrZt-kPHTWlC7bwU5jVIaM2gHPdwUDpsSEPlkW-aDJHCawQDeD4/s72-c/12644728_473812802743506_916217981276392514_n.jpg
Luis Suarez ka diskutuar rreth mundësisë së largimit nga Barcelona dhe rikthimit në Premierligë.
Luis Suarez ka thënë se do të ishte i interesuar të rikthehej në Premierligë, por do ta bënte vetëm për të luajtur sërish në Liverpool.
Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 29 gola gjatë këtij sezoni, ndërsa në Camp Nou erdhi pas tri vite e gjysmë në Liverpool.
“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, deklaroi Suarez për “ESPN”, përcjell “Lajmi.net”.
“Nëse do të kthehesha në Angli, do të ishte vetëm për të luajtur për Liverpoolin, për asnjë ekip tjetër”, u shpreh ai.

Post a Comment