Porosia e tifozëve të Barçes për Florentino Perez

Porosia e tifozëve të Barçes për Florentino Perez
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhHTfXm1W03ZgXJrkpMTE8xNB7rPPrq5lcuVbskKkDOPW-pU8PkdjuIBSwO9L6nEVTD-n1IJUlmTMko0ptghv8vUg2c2UjaQBYBaRlgTUTztJZCRF0dxlJGyZD-_BSrM1mh7vNv0v14j5K3/s72-c/auto_porosia1453973422.jpg

Florentino Perez është gati për çmendurinë e shekullit ndoshta, pasi ofron për yllin e Barcelonë, Neymar hiq më pak se 205 milionë euro nëse merren parasysh pagat e lojtarit për pesë vite. Një bisedë të tillë Perez e ka bërë me babain e Neymar gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ndërsa tifozët e Barcelonës gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale në Copa del Rey ndaj Atl.Bilbaos, kanë dhënë një porosi pikërisht për njeriun e parë të Real Madridit. “Neymar nuk është si Luis Figo”, duke kujtuar transferimin e bujshëm atëbotë të ish yllit portugez nga Barcelona te Real Madridi.

Vetëm një ditë më herët gjatë konferencës për shtyp pikërisht para ndeshjes së Kupës, Luis Enrique kishte deklaruar se Neymar shumë shpejt do të nënshkruaj kontratë të re, në mënyrë që të përfundojë çdo dilemë rreth të ardhmes së tij.

Related product you might see:

Share this product :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Super Barcelona - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger