Messi sjell lajmin e madh
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg7ixxglrlpdaiWZGowaZzEiDk2KhBIWrWzxU0ZKx3k8yVXnQQOaSRCjZYQNgTvCXcZgebIm2DXvXFfQgf8K5AqDkrt84aiKFNjGJHai7G64AUmtR6KhftW4-HvAYa9uYB7EhKH8JgYxOK9/s72-c/maxresdefault-9-650x358.jpg
Lionel Messi ka bërë të ditur se kurrë nuk do të largohet nga Barcelona për të nënshkruar me një tjetër klub evropian, duke përjashtuar mundësinë e transferimit në Manchester City ose Paris Saint-Germain.
Reprezentuesi argjentinas ka theksuar se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në futbollin evropian me Barcelonën, para pensionimit në Argjentinë.
“Gjithmonë e kam thënë se Barcelona është shtëpia ime dhe se dua të pensionohem te ky klub, por e kisha fjalën për karrierën time në Evropë”, deklaroi ai për “France Football”, përcjell “Lajmi.net”.
“Kurrë nuk do të luaj për një tjetër klub evropian përveç Barcelonës. Por, do të më pëlqente të luaj në Argjentinë, sepse jam larguar kur isha i vogël.
Do të më pëlqente të jem pjesë e futbollit argjentinas. Gjithçka mund të ndodh në futboll, por nuk kam dyshime për atë çfarë dua, dhe ajo çfarë dua është të mbetem këtu në Barcelonë”, përfundoi Messi.

Post a Comment