“Filipe Luis duhet të dënohet me 10 ndeshje”
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiIs6c94T9VYwjBEPNq76AATTkg8m1POApThwxxLPqtjrsU0zV-teLYfEPz8gxFcQNlXPH2TWBsa0cb_1h4ppl3N8aNdZ86XnZjvbfpmerubSCnvY4gL14bKM_oXAIMy8LIx2RnTTbq-V8l/s72-c/12512702_475140082610778_7679151435755622844_n.png
Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Christian Vieri, mendon se Filipe Luis duhet të suspendohet për një kohë të gjatë, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Lionel Messit.
Filipe Luis u ndëshkua me të kuq në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid, pas një ndërhyrje të ashpër në Lionel Messin.
Lidhur me këtë, ka reaguar ish sulmuesi i Atletico Madridit, tashmë komentator në Bein Sports, Christian Vieri.
Sipas italianit, Luis duhet të dënohet me 10 ndeshje, pas faulit të shkaktuar në Messin, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo

Post a Comment