Barcelona nis ofanzivën “Dybala”
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj82MId7BwePAH8LT5RO56zg_MGI3iUR1O9Yag6g10Adcph-7z9QwB5ZxKZrLEw66I-dKBMqT5aKbpRuLDDLLndl3nqqk1v3487amKn7Locbdn0WW2Ab0x9Z8d2-Ocj-bsrzMfhbeEWY8Ub/s72-c/auto_dybala1454058660.jpg
Pasi kanë dëgjuar të gjithë se Paulo Dybala kishte thënë se ëndërron të luajë përkrahë me Lionel Messi, Barcelona ka nis një ofanzivë fillimisht mediale në kërkim të transferimit të supertalentit argjentinas. Pas Paul Pogbas, tash klubi blaugran mendon të sjel gjatë verës edhe Dybalan, apo së paku njërin prej tyre sepse janë dy lojtarët ndoshta të vetëm në panoramën evropiane që ia vlenë investimi.
Sipas mediave katalunase flitet se Barcelona do t’i ofronte menjëherë 60 milionë euro për Dybalan, që i bie vetëm 19 milionë më shumë sesa Juventus e tasferojë nga Palermo që automatikisht e bënë blerës jo serioz, pavarësisht se Beppe Marotta ka deklaruar se Dybala nuk do të shitet pavarësisht ofertave që do të vijnë për të.

Post a Comment